Vllaznia-Bylis është një nga sfidatë javës së 11-të të Kategorisë Superiore. Takim është programuar për t’u luajtur ditën e shtunë, ndërsa klubi I Bylisit ka dal me qendrim zyrtar pasi është përfolur se kjo ndeshje mund të shtyhet për një datë tjetër.

Shkak bëhen punimet në “Loro Boriçi” dhe drejtuesit shkodran kanë kërkuar që kjo ndeshjet të luhet në Shkodër, por në një datë tjetër pasi stadiumi nuk është ende gati. Bylis njofton ndeshja e javës së 11-të do të luhet në datën e përcaktuar nga FSHF-ja, ndërsa pritet të mësohet orari dhe stadiumi ku do të luhet./newsport/

Postimi I Bylisit:

Njoftimi i FK Bylis

FK Bylis njofton të gjithë opinion publik dhe tifozët ballshiotë se takimi Vllaznia-Bylis nuk do shtyhet, por do të luhet në datën 02/11/2019 siç është planifikuar në kalendarin zyrtar të FSHF-së për ndeshjet e javës së 11-të.

Jemi në pritje të stadiumit se ku do të luhet sfida dhe për orarin e takimit…

*Reagimi i FK Bylis