Dy dite me pare eshte mbyllur kampionati i futbollit ne Uzbekistan dhe nje nga me te miret e tij eshte shpallur edhe sulmuesi shkodran Rubin Hebaj. Ai ka qene pjese e ekipit Andijan i cili e ka mbyllur kampionatin ne vendin e shtate, duke realizuar kesisoj edhe objektivin e tij.
Por nje kontribut shume te madh ne arritjen e ketij objektivi ka luajtur padyshim sulmuesi shqiptar i cili ka arritur te shenoje 12 gola dhe te jape 3 asiste. Madje Hebaj per shume jave me rradhe ka kryesuar edhe renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit.
E ka humbur “Kepucen e Arte” vetem ne ndeshjen e javes se fundit kur rivali i tij kryesor, serbi Ceran shenoi golin e 13-te ne nje ndeshje qe ekipi i tij i cili u shpall kampion- Pakhtakor e humbi 2-3 por e rendesishme ishte vetem qe Ceran te shenonte dhe e beri duke rrembyer kete trofe.
Megjithate, per shkodranin ka ardhur nje tjeter vleresim sepse eshte perzgjedhur ne formacionin me te mire te kampionatit dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe.
Rubin Hebaj ka edhe nje vit kontrate me PFK Andijan por ne adrese te tij kane ardhur jo pak oferta dhe nuk perjashtohet mundesia qe perpara nisjes se sezonit te ri, ai te ndryshoje skuader, qofte brenda Uzbekistanit, por edhe jashte.
Gjergj KOLA