Vllaznia e femrave luan sonte ndeshjen e fundit ne fazen e grupeve te Champions League teksa do te perballet me Realin, ndeshje qe do te luhet ne “Alfredo si Stefano” te Madridit duke filluar nga ora 21.00.
Nderkohe presidenti Lazer Matija ka bere nje permbledhje te ecurise se deritanishme te skuadres qe ai drejton.
“Ishte një aventurë e bukur, pavarësisht rezultateve jo pozitive për ekipin tonë. Pjesëmarrja në grupe është një rast i rrallë për sportin shqiptar, aq më tepër të futbolli i femrave, sepse duhet pranuar që niveli i futbollit te ne nuk është i këtyre standardeve.
Padyshim që është një përvojë e mirë. Mendoj që të gjithë ne që e mbështesim këtë ekip, kemi fituar përvojën e duhur, kemi mësuar gabimet që nuk duhen përsëritur dhe format e menaxhimit për të arritur në këto nivele.
Ishin 5 ndeshje të vështira për ekipin tonë. Duhet pranuar disniveli mes ekipeve të tjera dhe ekipit tonë, pasi kemi zhvilluar ndeshje me kampionen e Spanjës, Anglisë e Francës. Janë klube me buxhete marramendëse po ta krahasosh me ekipin tonë të femrave, apo edhe me ekipet e tjera të rajonit.
Rezultatet nuk na kanë lënë shije të mirë, por të shohësh kundër kujt kemi luajtur, duhet pranuar që kemi dhënë maksimumin dhe kemi bërë c’kemi mundur”./SHKODRA-SPORT.COM/