Kategoria Superiore zhvilloi të hënë dy takime, në përmbyllje të javës së 26-të. Në “Loro Boriçi”, të besuarit e trajnerit Mirsad Jonuz morën një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 1-0 kampionët në fuqi të Partizanit.

Triumfi ndaj të kuqve nuk shkoi pa pasoja, teksa mesfushori Behar Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë, duke humbur sfidën e radhës.

Edhe pse nuk ishte në lojë, gjatë ndeshjes ai ka hedhur nga stoli i rezervave një top në drejtim të fushës, çka nuk i ka shpëtuar katërshes së gjykimit.

Kështu, Ramadani ka plotësuar numrin e kartonave, duke qenë mungesë e sigurt në transfertën e Vlorës me Flamurtarin. Veç mesfushorit, një mungesë është edhe ajo e Hristov që vuan prej disa javësh nga dëmtimi.

Vllaznia ne çdo ndeshje te ketyre javeve te fundit eshte perballur me mungesa te titullareve per shkak te kartonave dhe te demtimeve, por per fat te mire ato jane rikuperuar duke mos patur shume ndikim ne lojen e skuadres. Megjithate lojtaret e saj ne fakt duhet te tregohen pak me te kujdesshem sidomos ne rastin e ndeshkimit me kartona.
www.shkodrasport.com