Ashtu siç kemi lajmeruar, Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk e ka ndalur punen. Perveç perpjekjeve te drejtuesve per ndertimin e strukturave drejtuese, edhe ekipi ka rinisur stervitjen pas pak ditesh pushim.

Pasditen e se henes kuqeblute jane rikthyer ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” per te zhvilluar seancen e pare dhe ajo qe ka rene ne sy eshte rikthimi i ish- kapitenit Ervin Berdica qe sezonin e fundit ishte pjese e Invaders.

Por rikthimi i tij diten e djeshme ka qene jo vetem si lojtar por edhe si…trajner. Kjo ngaqe ne mungese te nje trajneri te pare, drejtuesit e shoqates ia kane besuar stervitjen pikerisht atij, nisur edhe nga fakti qe tashme e ka nje pervoje ne kete drejtim pasi sezonin e kaluar drejtoi per pak kohe ekipin e Vllaznise.

Kete e ka bere te ditur vete shoqata e basketbollit Vllaznia permes njoftimit ne faqen e saj ku ben te ditur edhe levizjet e metejshme qe do te ndermarrin drejtuesit e saj:

“Në kuadër të riorganizimit për sezonin e ri 2019 – 2020 në basketboll për meshkuj, kuqeblutë kanë filluar mbrëmjen e sotme seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Ervin Berdicës, i cili ka mbajtur për një periudhë të gjatë shiritin e kapitenit.

Në pamundësi për të kontaktuar me të gjithë lojtarët shkodranë por jo vetëm, të cilët kanë dëshirë të jenë pjesë e kuqebluve për sezonin e ardhshëm, i ftojmë të bashkangjiten në këto seanca stërvitore deri në prezantimin e trajnerit të ri.

Stafi drejtues po punon intensivisht në përzgjedhjen e kandidatëve për stolin kuqeblu. Jemi përballë një procesi i cili kërkon të gjithë vëmendjen e duhur duke qënë se janë ofruar emra me përvoja të konsiderueshme ndërkombëtare.

Menjëherë me emërimin e trajnerit do filloj puna për përzgjedhjen e lojtarëve dhe lidhjen e kontratave me objektivin e qartë: për të ndërtuar një ekip pretendent dhe një akademi profesionale, e cila do jetë garanti i vetëm i të ardhmes se basketbollit shkodran që Vllaznia të jetë në majat e basketbollit shqiptar dhe më gjerë, aty ku e meriton!”