Dy futbollistët titullarë të Vllaznisë, Ervis Kraja dhe Olsi Gocaj nuk kanë luajtur në ndeshjen e djeshme ndaj Skënderbeut për arsye dëmtimi. Kraja ka dëmtuar në stërvitjen e së martë kaviljen dhe e ka patur shumë të enjtur, çka ia ka bërë të pamundur të aktivizohet. Po ashtu edhe Gocaj ka ndjerë shqetësime por ai në gju. Mungesa e tyre ndoshta nuk u ndie shumë megjithatë me Krajën në qendër të mbrojtjes, Vllaznia në dy ndeshjet kur ai ka qenë në formacion bashkë me Vuk, nuk ka pësuar gol. Sigurisht që janë dy pika të forta të kësaj skuadre dhe trajneri Vata ka shumë besim tek ata. Nga ana tjetër, sot të dy këta futbollistë kanë zhvilluar stërvitje individuale dhe ata janë në dyshim për të luajtur edhe ditën e shtunë ndaj Teutës. Ky nuk është lajm i mirë për stafin drejtues megjithatë pritet që ata të rikuperohen. Vllaznia në këto momente thuajse e kishte stabilizuar formacionin prandaj dhe ka nevojë për këta dy futbollistë. Përveç tyre, me probleme kanë qenë edhe Hasani dhe Bardulla prandaj dhe infermieria e kuqebluve ka patur jo pak punë gjatë kësaj periudhe për t’i sjellë këta futbollistë sa më shpejt në formën e duhur.

www.shkodrasport.com