Mal Mehmeti është emri më i ri që ka mbërritur te Erzeni. Sulmuesi 20-vjeçar ka nisur stërvitjen me shijakasit, teksa trajneri Xhevahir Kapllani do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit.
Ai luan në linjën e majtë të fazës ofensive, ndërsa ka provuar të përfaqësojë edhe skuadrën U-21 të Kosovës. Dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Sibenik, por pa mundur të ketë minuta në këmbët e tij.
Si lojtar është formuar te ekipi i 2 Korrikut në Prishtiinë. Në Shijak po punojnë intensivisht për të pasuruar organikën me elementë cilësorë. Fillimisht synohet qëndrimi në Superiore dhe më vonë, pse jo, për të shpresuar një vend në pjesën lart të klasifikimit.
Për Mehmetin ende s’është vendosur nëse do të qëndrojë ose jo. Trajneri Kapllani synon ta shohë për disa ditë dhe më pas do të merret një vendim rreth tij.