HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Është e disata herë që pësojmë nga goditjet standarte', Kapllanin e mërzit...

‘Është e disata herë që pësojmë nga goditjet standarte’, Kapllanin e mërzit goli i pësuar: Jemi ekip me gjatësi mbi mesatare

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 11 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni nuk thyhet as nga Kastrioti, teksa skuadrat janë ndarë në barazim 1-1. Krutanët gjetën golin e avantazhit shumë shpejt. Bedri Greca e dërgon topin në rrjetë që në minutën e 7, por në pjesën e dytë të takimit Erzeni kthen sërish baraspeshën. Nonato rrotullohet bukur në zonë dhe goditja e tij mposht portierin Sali. Skuadrat largohen me nga një pikë nga stadiumi, çka e mban ekipin shijakas në vendin e tretë të renditjes.

Në krahun tjetër, Teuta ka dështuar të fitojë edhe nda Bylisit. Një tjetër barazim është regjistruar në Ballsh, ku rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Kriza vazhdon të jetë prezente te skuadra durrsake, që mban vendin e fundit në tabelën e renditjes.

Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol“ në “Oversport“.

Kapllani (Erzeni): “Pas ndeshjes me Vllazninë nuk kishim shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Hymë për të bërë më të mirën sot, për të marrë fitoren. E nisëm mirë lojën. Por në një moment, me një goditje standarte pësojmë gol. Është e disata herë që përsëritet. Por përsëri arritëm të reagojmë.

Patëm mundësi, përpos një shtylle në pjesën e parë. Luajtëm deri në fund për ta fituar ndeshjen, por mos të harrojmë që Kastrioti është një kundërshtar i fortë. Jam pak i mërzitur për mënyrën se si e pësojmë golin. Jemi ekip me shtatlartësi mbi mesatare. Nuk ndihem mirë kur pësojmë gol në të tilla situata. Pastaj ekipi gjeti forcat, pati dëshirë, pati personalitet“.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments