Jorge Valdano, në “Movistar”, analizoi paraqitjet e fundit të Vinicius dhe hodhi poshtë idenë e mungesës së mbështetjes për brazilianin: “Është e pamundur të kesh më shumë mbështetje se ajo që ka pasur Vinicius. Nga presidenti dhe tani nga trajneri i ri, është e pamundur”.
Sipas tij, mbështetja e Florentino Pérez është unike: “Gjithçka që ka bërë Florentino për Vinicius është e paprecedentë në historinë e futbollit”. Valdano kujtoi episodin e “Topit të Artë”: “Të zbresësh një ekip të tërë nga autobusi dhe të mos shkosh në gala-në e ‘Topit të Artë’, sepse ai nuk e fitoi, është jo vetëm shenjë dashurie, por përkushtim i klubit ndaj lojtarit”.
Ai komentoi edhe mosfestimin me tifozët pas golit ndaj Monaco: “Vinicius tregoi se nuk është e lehtë; në një farë mënyre u hakmor, nuk festoi me publikun. Kjo gjë shërohet për tri ditë, por tregon personalitetin e lojtarit”.


