Trajneri aktual i Dinamos pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit të Apolonisë dhe duket se gjatë orëve të fundit kanë arritur një marrëveshje me blutë për të marrë trajnerin, por ende nuk është bërë njoftimi zyrtar.

Ndërkaq, ka reaguar Dinamo rreth kësaj situate, duke iu bërë apel fierakëve që të sillen si profesionistë, pasi trajneri është nën kontratë me ta.

“Fabricio është në kontratë me Dinamon deri në fund 30.06.2021. Megjithatë, kam disa ditë që po i dëgjoj disa kontakte të klubit të Apolonisë.

Dua të bëj me dije se nuk është profesionale nga ana e drejtuesve të Apolonisë të kontaktojnë me një trajner, lojtar ose zyrtar, i cili është nën kontratë me një klub tjetër profesionist”, deklaroi për gazetën administratori i bluve, Ermal Barushi.