Dje Shpëtim Duro ka qenë në Shkodër. Për vitin 2012 është hera e fundit sepse Vllaznia ka marrë pushimet por duket se “bileta për në Tiranë” ka qenë vetëm vajtje për të. Pa kthim. Që do të thotë se edhe ai e parandjen tashmë që nuk do të jetë më trajner I kësaj skuadre. Jo më kot, dje u ka thënë futbollistëve të tij se kanë përfunduar me stërvitjet për këtë vit por pa u lënë një datë se kur do të nisin stërvitjet në janar.

E ka pranuar vetë Duro se besimi I drejtuesve të klubit nuk është më ai I pari tek ai dhe po ashtu e ka pranuar si normale edhe ardhjen e drejtuesve të rinj dhe zgjedhjen e një trajneri tjetër. Megjithatë është ende në detyrë derisa ta thërrasin për t’I thënë që këtu ndërpritet bashkëpunimi me të. Gjithmonë nëse edhe drejtuesit e rinj që pritet të vijnë, nuk do ndërrojnë mendje. Shpëtim Duro megjithatë në intervistën  e djeshme për mediat pas miqësores me Burrelin, e ka lënë të kuptohet se pak të ngjarë ka që ai të vazhdojë në krye të kësaj skuadre. “Puna e trajnerit është e çuditshme. Unë nuk I kam lënë datë futbollistëve për startin e stërvitjes, por do t’I njoftojmë lojtarët për një gjë të tillë. Duhet shikuar sesi do të marrë edhe situata me drejtimin e skuadrës. Prandaj nuk mund të themi asgjë.  Unë shpresoj të vijnë donatorët dhe është e drejta tyre për të vendosur për stafin dhe gjithçka tjetër. Më vjen keq që unë nuk pata edhe fat, se edhe me këtë skuadër me pak më shumë fat mund të kishim disa pikë më tepër. Tani ardhja e stafit të ri do të thotë edhe projekte të reja. Mund të thoja që edhe ky staf I ri nëse do të ishte para gjashtë muajsh, mund të them me bindje që oferta do të ishte për mua. Këtë e them me bindje pasi kam patur oferta nga Vllaznia edhe në periudha të tjera. Por është realitet që niveli I gjykimit ndaj meje tanimë është lëkundur. Kjo jo se unë kam ndryshuar, por se rezultatet me këtë skuadër kanë bërë që ky gjykim të jetë disi ndryshe”. Megjithatë, trajneri ende në detyrë I kuqebluve, vazhdon të thotë, ashtu siç ka bërë edhe para drejtuesve, që kjo skuadër, edhe me disa ndryshime të vogla, mund të shkojë sërish në Europë. “Unë e kam thënë edhe në analizë, Vllaznia është brenda atyre objektivave, pavarësisht se jemi në vendin e tetë. Jemi vetëm 3-4 pikë larg vendit të dytë dhe të tretë. Unë këtë e kam thënë edhe në projektin që I kam dorëzuar drejtuesve të klubit. është krejtësisht e realizueshme dhe brenda objektivave që skuadra në fund të sezonit të jetë në Kupat e Europës. Por them se tek kjo skuadër duhet një reformë e padiskutueshme. Duhen tre katër blerje cilësore. Emra konkret mund të them vetëm Gilman Likën, një lojtar që ishte edhe I lirë në këo momente. Një lojtar që e kam kërkuar edhe në merkaton e verës dhe që mund të them se po ta kishim atë, mund të ishim edhe të paktën nja 70% më mirë. Por nëse nuk do të ofrohen lojtarët e duhur, Vllaznia  ka për të qenë në një situatë të rrezikshme”-ka thënë Duro. Megjithatë, nëse drejtuesit e rinj që pritet të vijnë në krye të klubit, I bëjnë një kërkesë për të vazhduar punën në krye të skuadrës, ai do të ishte I gatshëm ta bënte një gjë të tillë, e këtë e konfirmon edhe në prononcimin e tij kur shprehet: “Kam dëgjuar për ardhjen e donatorëve, kjo është gjë pozitive. Kjo do të ishte më pozitive sikur të kishin ardhur që në verë, kjo jo se Bashkia nuk ka bërë atë që duhet, por po të ishin këto donatorë, ne do të kishim bërë një merkato siç unë e dëshiroja. Pranë Vllaznisë do të kishim patur lojtarë me emër të futbollit shqiptar. Do të ishin 3 poa 4 lojtarë të Skënderbeut, lojtarë të Tiranës, por për aspektet e shumave financiare që këto lojtarë kërkonin bëri që ne t’I kishim të pamundur . Unë nuk erdha në Shkodër për të kërkuar punë, pasi cv –ja ime është e atillë që të gjithë tanimë e njohin, por për të ndërtuar një skuadër pretendente. Ndërsa afrimet e bëra ishin zgjidhje dytësore të mijat. Pasi ato futbollist që nuk erdhën, kjo për aspektin financiar janë shtatë apo tetë lojtarë që unë I kam përmendur edhe më parë”. Por pavarësisht kësaj, me shumë mundësi, Shpëtim Duro nuk do të jetë më në krye të Vllaznisë dhe dje e ka patur udhëtimin e tij të fundit si trajner I kësaj skuadre. Ai dje ka prerë vetëm një biletë vajtje për në Tiranë dhe ka kthim sërish në Shkodër.
Gjergj KOLA