Ende nuk ka përfunduar sulmi i skuadrave të mëdha për “xhevahirët” e Interit.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Arsenali po tenton t’i rrëmbejë zikaltërve një nga heronjtë e titullit të fundit kampion, Lautaro Martinezin duke i ofruar një pagë të çmendur.

Sipas medias italiane, “topçinjtë” e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë plot 275 mijë paund në javë që në vit përkthehet, rreth 17 milionë euro.

Nëse Interi do të pranonte, atëherë skuadra nga Milano do të ishte totalisht e çmontuar duke parë dy largimet me peshë si Ashraf Hakimi tek PSG dhe Romelu Lukaku tek londinezja tjetër, Çelsi.