HomeKRYESOREËshtë projektuar titullar me Leccen, por Ylber Ramadani niset 'urgjentisht' drejt Londrës

Është projektuar titullar me Leccen, por Ylber Ramadani niset ‘urgjentisht’ drejt Londrës

Ylber Ramadani iu shtua kolonisë së lojtarëve shqiptarë në Serie A. Mesfushori i kombëtares u transferua te Lecce, ku menjëherë ka fituar edhe vendin e titullarit.

Por përpara se të zbresë në fushën e lojës, Ramadanit i është dashur të udhëtojë në Londër për shkak të një domumentacioni.

Mediat italine kanë raportuar se ish-lojtari i Partizanit ka udhëtuar në Londër për të rregulluar leje qëndrimin afatgjatë në Itali, pasi është ekstrakomunitar dhe si i tillë i duhet të marrë lejen e punës për të ushtruar profesionin e tij.

Gjithësesi Ramadani do të kthehet në Itali dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit të Lecces, i cili e ka projektuar titullar në sfidën e së dielës ndaj Como, e vlefshme për Kupën e Italisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments