Trajneri italian, Carlo Ancelotti kishte deklaruar se do të pushonte deri në fund të këtij sezoni, më pas do të niste punën në ndonjë skuadër. Pavarësisht kësaj, shumë skuadra vazhdojnë të jenë të interesuara për shërbimet e tij, shkruan Daily Express. Bëhet fjalë për tre skuadrat e mëdha të Londrës, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Ancelotti dhe familja e tij po kthehen në kryeqytetin britanik, ku e ka ende banesën e tij. Në vitin 2010, Ancelotti fitoi titullin e Premier League dhe FA Cup pikërisht me skuadrën e Chelsea.