Situata nuk është aspak e mirë te Veleçiku, pasi tanimë janë në zonën e ”kuqe”. Ajo që i ka përkeqësuar gjërat edhe më shumë, ka qënë humbja me Korabin brenda ne fushen “Reshit Rusi”.

Nje humbje kjo qe ndoshta nuk ishte parashkikuar nga vete koplikasit pasi edhe kundershtari po kalonte momente jo te mira ne javet e fundit, megjithate ai ia ka dale t’i munde me rezultatin 2-1.

Këtë mesjavë, trajneri Duli zhvilloi një takim me lojtarët, ku kritikat dhe tonet e ngritura nuk munguan. Lojtarët u shprehën se do japin maksimumin për të arritur objektivin e mbijetesës, pavarsisht vështirësive.

Ndeshja e radhës e Veleçikut është ndaj Kastriotit kryesues, pra niveli i vështirësisë për të dalë me pikë është maksimal. Ne keto rrethan tashme gjerat behen edhe me te veshtira dhe prandja duhet reagim.

Gjithsesi, vlen të thuhet se koplikasit kanë një skuadër cilësore dhe të organizuar, por që rezultatet kanë munguar. Ekipi po vijon stërvitjet normalisht në prag të sfidës tejet delikate në fundjavë.