Vllaznia do të rikthehet të luajë në Kupat e Europës pas plot 10 vitesh. Mungesa e pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s ia ka ulur ndjeshëm koeficientin klubit shkodran.

Për herë të fundit kuqeblutë kanë luajtur në Ligën e Europës në periudhën qershor-korrik 2011, kur president ishte Valter Fushaj. Në turin e parë kaluan maltezët e Birkirkarasë, ndërsa në të dytin u eliminuan nga zviceranët e Thunit.

Duke qenë të vendosur në vazon e ekipeve jofavorite, tashmë shkodranët rrezikojnë të përballen edhe me klube si Maribori (Slloveni) apo Sarajeva (Bosnjë) në turin e parë të Ligës së Konferencës. UEFA do të hedhë shortin më 15 qershor dhe kuqeblutë do të mësojnë rivalin.

Megjithate, objektivi padyshim qe do te jete kalimi i turit dhe per kete arsye, pergatitjet do te nisin shume shpejt nderkohe qe ekipi pritet te plotesohete dhe me lojtare te tjere.