Nje lajm vertete interesant na mberrin nga Irlanda. Futbollisti me origjine nga Shkodra Justin Ferizaj ka marre nje ftese nga Akademia e Romes per te bere nje testim me shpresen per ta bere me pas pjese te saj.

Mesfushori 16 vjeçar i cili eshte lindur dhe rritur ne Irlande, eshte pjese e ekipit Shamrock Rovers dhe njekohesisht edhe e kombetares U17 te ketij vendi.

Luan ne rolin e mesfushorit organizator dhe ka spikatur me performancen e tij duke bere qe te fitoje vemendjen e skauteve te klubit te njohur italian.

Per kete arsye, ata e kane ftuar per nje festim ne datat 12-19 qershor ne Rome, bashke edhe me nje futbollist tjeter, Sam Curtis.

Klubet e njohur italiane kane hedhur syte drejt Irlandes per te gjetur atje talente te reja dhe pak kohe me pare, Interi “gjeti” pikerisht ketu shkodranin Kevin Zefi, ndersa tashme gjasat jane qe edhe Justin Ferizaj te kaloje tek Roma.
Gjergj KOLA