Partizani po kalon një moment të mirë në kampionat dhe pasi fitoi ndaj Kukësit, do të kërkojë të përsëritet edhe ndaj Laçit. Mbrojtësi i të kuqve, Esin Hakaj është shumë i bindur se do t’ia dalin edhe ndaj kurbinasve, ndërsa për RTSH Sport thekson se atmosfera në skuadër është shumë e mirë.

Përballja me Laçin- “Ndeshje shumë e vështirë si çdo ndeshje tjetër, siç ishte edhe Kukësi një ekip shumë i fortë, por besoj do vazhdojmë ecurinë me fitore”.

Asnjë fitore përballë Laçit në këtë sezon? “Për ne është ndeshje e radhës, është normalisht e fortë, por besoj se do e kthejmë në këtë ndeshje”.

Forma e mirë? “E kam marrë veten dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

Atmosfera- “Ndeshje e fortë dhe me rival direkt që pretendon kampionatin dhe fitorja të jep një diferencë, një shkëputje. Atmosfera është shumë e mirë, është kënaqësi. Janë djemë të rinj, por ka edhe me eksperiencë, i njohin të gjithë Albanin, Belicën, Idrizaj. Tani ka ardhur edhe Ferhan Hasani. Trajner dhe staf shumë i mirë”, u shpreh Esin Hakaj. /VipSport.