Lajme te mira per volejbollin shkodran. Pas pallatit te sportit ‘Qazim Dervishi”, Federata Shqiptare e Volejbollit ka licensuar edhe ne ambjent tjeter sportiv per zhvillimin e ndeshjeve te kampionateve te moshave.

Behet fjale per palestren e Universitetit “Luigj Gurakuqi” e cila ne fakt prej ditesh po perdoret edhe nga ekipet e te rriturve ngaqe pallati i sportit eshte i zene me vaksinimin e stafit mjekesor.

Lajmin per licesimin e kesaj fushe e ka dhene vete Bashkia Shkoder e cila permes nje postimi ne faqen e saj zyrtare pak minuta me pare, shkruan:

“Bashkia Shkodër me bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Volejbollit liçensoi sot palestren e Universitetit “Luigj Gurakuqi” .

Në këtë palestër mund të luhen ndjeshje të disiplinës të volejbollit për: U-14/U15; U-16/U-17; U-18/U-19; U-20/U-21 dhe duke lënë të hapur munësinë edhe për ekipet e të rritur/të rritura. Sot u luajt ndjeshja Vllaznia 3- 0 Dinamo”.