Ndonese ende nuk ka asgje zyrtare, futbollisti i Vllaznise Victor Da Silva mund të jetë një nga afrimet e Partizanit në merkaton e janarit.
Edhe pse ende nuk dihet asgjë nëse FIFA ka vendosur për t’i hequr dënimin të kuqve apo jo, në Shkodër qarkullojnë zëra se mesfushori brazilian do të transferohet në kryeqytet.
Siç raporton newsport.al, ditën e djeshme, si ai dhe Esin Hakaj kanë qenë duke kryer fizioterapi nën kujdesjen e shkodranit Ilirjan Haxhaja.
Në këtë ditë të parë të vitit 2021 kanë nisur thashethemet e merkatos, megjithatë gjithçka do të zbardhet në orët apo ditët e ardhshme.