Masimiliano Alegri duket se nuk e ka të gjatë si trajner i Juventusit dhe eliminimi në çerekfinale nga Liga e Kampionëve, ka tronditur jo pak pozicionin e trajnerit italian

Juventusi është vënë në kërkim të një trajneri dhe Guardiola ka qenë dëshira e madhe e tyre, por kjo pistë është dukur e pamundur.

Kështu, në listë janë shtuar të tjerë, si Konte e Deshamps por mesa duket, ndeshjet e Ligës së Kmapionëve kanë bërë që të zgjerohet lista edhe më shumë. Së fundmi, mediat italiane raportojnë se Juventusi ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e trajnerit argjentinas Maurisio Poçetino.

Trajneri që arriti të befasonte Europën pak ditë më [parë me Totenhemin duke fituar me përmbysje ndaj Ajaksit, është njëkohësisht prioritet edhe i shumë skuadrave të tjera ku ndër to ka qenë edhe Mançester Junajtidi por rinovimi me Solskjaerin, duket se i ka hapur udhë Juventusit. /VipSport/