Në basketbollin shkodran ka patur shumë emra të mëdhenj të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në sukseset e ekipit të Vllaznisë. Por njeriu që ka më shumë suksese të arritura në këtë sport është një: Bledar Gjeçaj.

Shumëkush mund të ketë menduar se është Petrit Osmani, njeriu me më shumë trofe në këtë sport, për vetë karrierën e tij të gjatë. Petrit Osmani në sezonin 1966-67 si sportist dhe në sezonet 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000 si trajner. Pra, në total ka fituar 6 tituj kampionë.

Atë e kalon vetëm Bledar Gjeçaj. Ka arritur të shpallet kampion pesë herë si sportist në sezonet 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000 dhe atyre u ka shtuar edhe tre tituj të tjerë kampionë si trajner në sezonet 2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-206. Në total 8 tituj kampionë, më shumë se kushdo tjetër.

Këto fakte sigurisht që flasin vetë për vlerat e tij. 49 vjeçari është një nga emblemat e këtij sporti jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri, madje edhe në Kosovë ku ka luajtur për disa vite me rradhë duke qenë një idhull i tifozërisë së atjeshme.

U kthye në Shkodër duke nisur punën si trajner, fillimisht përkrah Petrit Osmanit dhe pastajvetëm, ndonëse u përball me shumë problematika. E drejtoi me sukses këtë ekip deri në verën e këtij viti, ndërsa aktualisht drejton ekipin e femrave të Vllaznisë. Bledar Gjeçaj vazhdon të punojë për basketbollin shkodran edhe për atë se është njeriu më i suksesshëm deri më tani në historinë e tij.
Gjergj KOLA

Titujt kampionë të Bledar Gjeçajt:

Si lojtar:
1989-1990
1992-1993
1996-1997
1997-1998
1999-2000

Si trajner:
2013-2014
2014-2015
2015-2016