Kampione në artet marciale të përziera, rusja 15-vjeçare Irina Ribnikova është gjetur e pajetë në vaskën e tualetit të saj.Mediat ruse bëjnë me dije se hetimet tregojnë për një aksident që ka ndodhur për faj të telefonit të adoleshentes.

Smartfoni i saj i tipit “iPhone”, ka rënë aksidentalisht në vaskën e mbushur me ujë, dhe rrjedhimisht ka shkaktuar elektricitet, gjë e cila i ka marrë jetën.

Sportistja kishte fituar kampionatin rus dy muaj më parë në këtë sport dhe dukej se do të kishte një të ardhme të ndritur përpara në qoftë se nuk do të ishte për këtë aksident të “mallkuar”.