Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duke do të jetë sërisht në listën e kandidatëve për Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në datën 7 shkurt të vitit 2019.

Lajmin e ka bërë publik vetë Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook” shkruan:

POSTIMI I PRESIDENTIT DUKA:

Miqtë e mi! Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse. Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian.