Kylian Mbappé, Lionel Messi, Neymar, Cristhian Stuani, Edinson Cavani, Iago Aspas, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez…, golashënuesit e mëdhenj në ligat europiane të futbollit fillojnë ngjitjen në renditjen e “Këpucës së Artë” për sezonin 2018-2019, trofe të cilin e organizon dhe e jep institucioni i Mediave Europiane Sportive (ESM).

Në këtë moment të garës, udhëheqës janë lojtarë, që marrin pjesë në ligat e vogla, ku luhet më shumë ditë se sa në ato më të rëndësishme. Liliu del Nomme Kalju (Estoni) është lider i renditjes, me 31 gola dhe 31 pikë.

Mbappé (PSG) dhe Emiliano Sala (Nantes) janë lojtarët e parë nga pesë ligat kryesore europiane në këtë renditje. Të dy kanë nga 12 gola dhe 24 pikë. Vetëm një gol larg janë tashmë Lionel Messi, fitues i trofeut në vitin 2018, dhe Neymar.

Lojtarët e parë spanjollë në këtë listë janë Paco Alcácer dhe Aspas. Lojtari i Borussia Dortmund ka shënuar 10 gola në Bundesligë, që korespondojnë me 20 pikë. Të njëjtat shifra ka edhe sulmuesi Celta Vigo deri më tani. Të dy janë të lidhur me Cristiano Ronaldo, Cavani dhe Immobile, ndër të tjera.

Sistemi i vlerësimit është i tillë: dy pikë për një gol, që e shënojnë lojtarët nga pesë ligat e mëdha të kontinentit (Spanjë, Angli, Gjermani, Francë dhe Itali); 1.5 pikë për golat e shënuar nga lojtarët e ligave që pozicionohen nga vendi i 6-të deri tek i 22-ti në ranglistën e UEFA-s, ndërsa vlen 1 pikë çdo gol në pjesën tjetër të kampionateve europiane./telesport/