Bylis-Butrinti ishte një nga ndeshjet e javës së parafundit të Kategorisë së Parë që u zhvilluar dje në Ballsh. Sfida u mbyll me rezultatin 4-3 për ballshiotët që fituan kështu titullin, ndërsa nga krahu tjetër, Butrinti ra zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Butrinti ka zbuluar një skandal dhe ka akuzuar Bylisin.
Skuadra sarandiote shkruan se të dyja klubet kishin rënë dakord që sfida të mbyllej në barazim, por vendasit nuk e kishin respektuar. Një skandal i madh për të dyja ekipet që përcaktojnë rezultatin e një ndeshje futbolli pa u luajtur fare.
Tashmë i takon FSHF-së të nisë hetimet për komplotin që ka patur mes dy ekipeve edhe pse në fund nuk është mbajtur pasi Bylisi fitoi 3-2.
Postimi i Butrintit: Perla e vitit ndodh në Ballsh, e gjitha për ti vënë vulën një sezoni të plotë anti Sarandë. Ndeshja vendoset me konsensus që do dali barazim.
Futbollistët tanë nuk luajnë tamam, Bylis del nga llafi dhe vendos që më mirë të dali kampion direkt. Butrinti e nis lojën në disavantazh 2-0 por arrijmë të barazojmë me meritat tona në 3-3. Në fund mallakastriotët shënojnë përsëri duke bërë të paditurin e duke parë rezultatet live në Cërrik e Pogradec.
Kujt i interesonte barazimi? Përse të paktën nuk u luajt drejtë kur edhe barazimi do ishte 90% fatal?Disa javë më parë, Turbina mposht Bylisin e Apoloninë e Fierit. Plotë 21 pikë të falura për të hedhur poshtë ekipin e pa preferuar të FSHF, Butrintin.
Aktorët e maskaradës tashmë dihet se kush janë. Kapllanaj, Kokëdhima e Duka. Por FAJTORËT MË TË MËDHENJ JEMI TË GJITHË NE SËBASHKU QË LEJUAM TË SHKONTE DERI KËTU