Etrit Berisha mund të ndërrojë skuadër por do të mbetet në Serie A.

Portieri i Kombëtares Shqiptare është pranë largimit nga Atalanta.

Mediet në Itali raportojnë se Spal po vazhdon të insistojë për 30 vjeçarin, përcjell ‘lajmi.net’.

Spal këtë verë do të humbas Emiliano Vivianon, i cili do të rikthehet në Portugali te Sporting Lisbonë, skuadër e cila ka edhe kartonin e portierit.

Skuadra e Spalit e konsideron Berishën si një pasues të denjë të Vivianos.

Djaloshi nga Prishtina në Serie A ka veshur edhe fanellën e Lazios, gjatë viteve 2013-2016.