Me një njoftim në faqen e tij në facebook, çiklisti shqiptar lajmëron vendimin e vështirë. Eugert Zhupa, çiklist shqiptar në Itali, i ka thënë mjaftë karrierës së tij sportive. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook, Zhupa e ka justifikuar këtë vendim të vështirë, ndërsa çiklizmi ka qenë pjesë e zemrës së tij, me zgjedhjet që jeta të ofron.

“Kështu që tani unë u përballa me fatin tim gjithmonë me buzëqeshje dhe veçanërisht pa keqardhje, sepse unë gjithmonë e vë shpirtin në çdo udhëtim. I falenderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën në këto vite dhe ata që janë pranë meje në jetën time të re”.

Zhupa i datëlindjes 4 prill 1990, që në moshën 19-vjeçare është bërë pjesë e ekipeve italiane të Botolit, Trevixhianit, Zalf Euromobil Dezire Fior, Pro Cycling dhe Rasing EvoPro. Në Rrethin çiklistik të Shqipërisë, ku ka qenë disa herë dhe fitues, ka marrë pjesë që më 2013-ën.

Madje është Kampion Kombëtar i Rrugës dhe individuale më 2015 dhe 2016. Katër herë ka marrë pjesë në Turin e Italisë, ndërsa kështu ishte çiklisti më me emër në profesionizëm në Shqipëri.