HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEuropa dëshirë dhe rënia rrezik, verilindorët në fije të perit! Trajneri Hallaçi...

Europa dëshirë dhe rënia rrezik, verilindorët në fije të perit! Trajneri Hallaçi shkund Kukësin

Humbja ndaj Egnatias në shtëpi riktheu me këmbë në tokë Kukësin, i cili pas disa rezultateve pozitive në kampionat nisi të “flirtojë” edhe me Europën.

Në fakt, përballja me rrogozhinasit u cilësua si një sfidë direkte për vendin e tretë, duke qenë se ishin vetëm tri pikë larg. Por, tani kjo humbje i largon akoma edhe më shumë me atë pozicion, që cilësohet si shpëtimi i sezonit, me verilindorët që duhet të shohin më shumë nga pas. Fakt, ku e ka vënë shpesh theksin edhe vetë tekniku Hallaçi, i cili për të mbajtur skuadrën nën tonus bënte thirrje që të mendohej vetëm për të siguruar mbijetesën.

ANALIZA – Ashtu siç pritej, për atë humbje ndaj Egnatias, e cila tregoi në njëfarë mënyre se Kukësi ka ende dobësi, në klub u krye një analizë nga ana e teknikut me ekipin. U vu theksi te gabimet që bënë lojtarët në këtë sfidë, ku për asnjë moment nuk dolën në lojën e tyre, duke sjellë më pas edhe humbjen në shifrat e thella, e cila e la Kukësin sërish në zonën e rrezikut. Në fakt, Kukësi ishte shumë larg asaj që ka treguar nën drejtimin e Hallaçit, me teknikun, që u kërkoi lojtarëve të rikthehen te lojërat e mëparshme.

Gjithsesi, kjo disfatë pritet të lihet pas dhe gjatë seancave stërvitore të kësaj jave do të punohet më imtësisht nga stafi teknik me gabimet që u bënë ndaj Egnatias. Nga ana tjetër edhe futbollistët pohuan se ishte thjesht një ditë e keqe dhe ai nuk ishte Kukësi i vërtetë, duke premtuar se shumë shpejt do të vijnë rezultatet që priten. E radhës është një betejë akoma edhe më e vështirë, pasi janë përballë kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të Tiranës në “Elbasan Arena”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments