Real Madrid ka përgatitur një ndryshim nëse kampionati spanjoll do të rifillojë. Madrilenët nuk do të zbresin më në stadiumin “Santiago Bernabeu”, por do të përdorin atë të qëndrës stërvitore në Valdebebas.

Bëhet fjalë për fushën “Alfredo Di Stefano”, i cili në këtë moment përdoret nga skuadra e dytë.

eratës, e cila duke marrë parasysh se ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve dhe me një numër të kufizuar njerëzish, e ka parë të arsyeshme këtë zgjidhje.

Megjithatë, ata i kanë kërkuar kryeqytetasve të bëjnë disa rregullime në strukturë dhe më pas mund ta përdorin për ndeshjet e mbetura të La Liga-s, gjithnjë nëse kampionati ia del të rifillojë. /VipSport