Mesfushori i krahut të djathtë të Kosovës Edon Zhegrova zbuloi arsyen se përse nuk të vazhdojë të luajë sezonin e ardhshëm te Bazeli, ku aktivizohet si i huazuar.

Për “Klan Kosovën”, 20-vjeçari theksoi se klubi i njohur zviceran e pati të drejtën e blerjes së tij nga belgët e Genkut, por kriza financiare që ka prekur mbarë botën e futbollit, i shtyu drejtuesit e klubit të tërhiqen nga dëshira për të vazhduar bashkëpunimin me Zhegrovën.

“Problemi është se Bazeli e kishte opsionin për transferimin tim për 3.5 milionë euro deri më 31 mars, megjithatë shkaku i virusit, klubi ka pasur probleme financiare”, bëri me dije Zhegrova.

Gjatë këtij sezoni me Bazelin, Zhegrova ka regjistruar këto statistika: 2 gola, 3 asiste në 14 ndeshje të kampionatit helvet.