Monday, May 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREZYRTARE/ Trajneri 67 vjeçar nuk do të jetë më trajneri i skuadrës...

ZYRTARE/ Trajneri 67 vjeçar nuk do të jetë më trajneri i skuadrës që u ngjit në Superiore

Tashmë është zyrtare, Naxhi Shensoi, nuk do të jetë më trajner i Laçit. Lajmi u konfirmua nga vet tekniku nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Nën drejtimin e teknikut 67-vjeçar nga Prizreni, Laçi nuk njohu asnjë humbje në kampionat, duke regjistruar 19 fitore dhe 5 barazime, ecuri që bëri të mundur shpalljen kampion të skuadrës kurbinase.

Largimi i Shensojt mbyll një kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit kurbinas, pasi ai do të mbahet mend si trajneri që riktheu Laçin te trofetë dhe krenaria.

POSTIMI I SHENSOIT: 

Mirupafshim FC Laçi

Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku e ngjita ekipin e Laçit në Superligën shqiptare si kampion i pamposhtur, kam vendosur të mos vazhdoj me ekipin edhe për sezonin e ri.

Uroj që ky vendim të jetë për të mirën e të dyja palëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments