Pasi skuadrat shqiptare mësuan kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në turin e parë të Ligës së Europës, në Nion është hedhur edhe shorti për turin e dytë eliminator.

Kështu, nëse Partizani arrin të eliminojë Mariborin, në turin e dytë do të ketë përballë një kundërshtar relativisht më të lehtë.

Kundërshtari i Partizanit do të jetë fituesi i çiftit Çikhura (Gjeorgji)-Beitar Jeruzalem (Izrael)

Short më i vështirë është rezervuar për Laçin, duke qenë se në rast kualifikimi ndaj Anorthosis, do të luajë me fituesin e çiftit Glenavon (Irlanda e Veritu)-Molde (Norvegji).

Ndeshjet e turit të dytë luhen në datat 26 korrik dhe 2 gusht, ku Partizani do ta luajë të parën në transfertë në rast kualifikimi, ashtu si edhe Laçi. /Vipsport/