Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE‘Eurosport’ e ka me Hysajn: Asnjëherë nuk kalon mesfushën, katastrofë në mbrojtje

‘Eurosport’ e ka me Hysajn: Asnjëherë nuk kalon mesfushën, katastrofë në mbrojtje

Napoli nuk arriti për asnjë moment të rivalizonte me Juventusin këtë sezon dhe dje hodhi një tjetër hap të gabuar duke barazuar ndaj Xhenoas me rezultatin 1-1. Ashtu siç edhe pritej, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj e nisi nga minuta e parë, duke mos arritur të bindë me paraqitjen e tij.

Mediat italiane e kanë kryqëzuar Hysajn për ndeshjen që ka zhvilluar ndaj Xhenoas, duke e konsideruar katastrofë në mbrojtje dhe këtë e thotë ‘EuroSport.it’, e cila shton se mbrojtësi shqiptar nuk merr guximin që të kalojë mesin e fushës dhe në të vetmin rast që e bën, gabon rëndë.

“Elseid Hysaj 5- Nuk është i vetmi, por kombinohen të gjithë. Nuk merr asnjëherë guximin për të kaluar mesin e fushës dhe një herë që e bën ka një mundësi të artë shënimi, por nuk godet në portë. Është katastrofë në mbrojtje”, shkruhej në vlerësimin e bërë për paraqitjen e Hysajt. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments