Kriza e dëmtimeve në prapavijën e Juventusit ka bërë që klubi bardhezi të fillojë të mendojë për të ndërhyrë në merkato gjatë janarit, për të përforcuar krahët dhe për t’i vënë në dispozicion trajnerit Mauricio Sarri lojtarë të cilët mund të ndihmojnë skuadrën në vijimin e sezonit. Ndaj në ditët e fundit, në Itali kanë qarkulluar zëra për interesimin e Juventusit për Uendell të Bajern Leverkusen.

Por sipas “Eurosport”, një ide që kthehet përsëri në zyrat e klubit bardhezi është edhe ajo e afrimit të Elseid Hysajt, një version i cili mbështetet nga shkrimi në portalin e rrjetit të njohur televiziv i cili për më tepër ia “këshillon” klubit që të bëjë këtë lëvizje.

“Nevojiten disa korrigjime në janar dhe pavarësisht raportit të vështirë në merkato me Napolin, situata më e mirë mund të ishte ajo që t’i garantonte Sarrit gardianin Hysaj i cili në këtë sezon ka luajtur vetëm 6 minuta ndaj Fiorentinës”, shkruhet në portalin e “Eurosport”.

Për Juventusin do të ishte një zgjidhje me kosto të ulët, por edhe një mundësi për të afruar një futbollist i cili e di mirë se çfarë kërkon trajneri me të cilin deri tani ka kaluar vitet më të mirë të karrierës. /vipsport/