Ish-trajneri i njohur i ka idetë të qarta në lidhje me titullin kampion në Serie A: Zikaltrit kanë një personalitet unik.
“Milani bëri një pjesë të parë të dobët kundër Romës, pa vizion loje. Më pëlqeu Roma, krijoi shumë raste dhe mund të kishte shënuar 2-3 gola. Pashë një Milan pa personalitet dhe pa karakterin që duhet treguar në të gjitha ndeshjet si një skuadër e bindur për forcën e saj. Më duket shumë e vështirë që ta arrijë Interin, që ka një personalitet unik”.
Janë fjalët e ish-trajnerit Fabio Capello në lidhje me ndeshjen Roma-Milan, që u mbyll në barazim.
Më tej, për skuadrat e tjera pretendente të kampionatit italian, Capello shtoi: “Juventusi më duket një skuadër e ekuilibruar, e përqendruar, kurse Napoli ka një skuadër të limituar për shkak të dëmtimeve. Është një moment shumë i vështirë për Conte, lojtarët në fushë japin gjithçka, por trajneri nuk ka mundësinë të bëjë zëvendësime gjatë ndeshjes”.


