Skocia do të tentojë hapjen e pjesshme të stadiumeve për tifozët. Teksa ditën e shtunë do të nisë kampionati skocez, autoritetet shtetërore dhe ato futbollistike kanë dhënë miratimin që të lejohen vetëm 300 tifozë në stadiume.
Prova do të bëhet në dy takimet Aberden-Kilmarnok dhe Ros Kaunti-Sëlltik. Kampionati në Skoci u mbyll para kohe, ndërsa tifozët nuk u lejuan të futeshin në stadiume që prej muajit mars.
Ndërkohë, klubi i Aberdenit shpreson që numri i përcaktuar i tifozëve për në stadiume të arrijë në 750.
Edhe ne vende te tjera po diskutohet hapja e pjesshme e stadiumeve nderkohe qe ne Shqiperi jo vetem qe nuk po diskutohet per tifozet, por mes Federates, klubeve dhe Qeverise ka disa probleme te tjera dhe per kete arsye, nuk po mendohet fare per kete çeshtje.
Zhvillimi i ndeshjeve pa tifoze i ka humbur shkelqimin futbollit megjithate ky eshte nje realitet i ri i krijuar nga pandemia dhe ajo çfare eshte me e keqja, ende nuk dihet sesa do te zgjase.
www.shkodrasport.com