Ishte vendosur që kampionati shqiptar të startonte këtë fundjavë, por klubet e kanë bojkotuar deri në plotësimin e kushteve të qeverisë për Ligjin e Sportit.
Megjithatë ekipet e elitës janë në “xhiron e formatimit”.
Kësisoj, nesër në fushë do të zbresin Teuta dhe Vllaznia. Durrsakët do të masin forcat me shkodranët në një test miqësor.
Pikërisht këtë takim, Radio Televizioni Shqiptar ka zgjedhur ta transmetojë pa pagesë për gjithë sportdashësit e saj në kanalin e dedikuar sportit.
Ndeshja do të luhet në “Niko Dovana”, në orën 16:00.