Kampionati i futbollit në Korenë e Jugut nuk ka pasur aq shumë vëmendje që do ta ketë këtë të premte në mbrëmje, pasi zyrtarisht do ta fillojë sezonin 2020.

Ndeshja mes Jeonbuk dhe Suvon do ta bëjë hapjen e kampionatit të shtetit aziatik, më 8 maj.

Ndërsa pritet të bëhet kampionati i parë që nis të luajë futboll pas ndalesës nga pandemia koronavirus.

Liga e Koresë së Jugut hasi vështirësi në fillim të sezonit, pasi nuk gjetën marrëveshje për transmetimin e kampionatit.

Tani nga Kina në Kroaci, kompani të ndryshme kanë trokitur në derën e organizatës me seli në Seul për të transmetuar futboll drejtëpërdrejt.