Ne historine e basketbollit shkodran ka patur shume personazhe te cilet kane lene gjurme me aktivizimin e tyre. Njeri prej ketyre personazheve tek i cili do te ndalemi sot ngaqe ka edhe ditelindjen, Adrian Nexhimi.

Nexhimi ka lindur ne Shkoder me 6 maj 1981 dhe qe ne moshe te vogel do t’i perkushtohej sportit te basketbollit. Spikat me paraqitjet e tij ne ekipet e moshave dhe per rrjedhoje ne sezonin 1999-2000 do te bashkohej me ekipin e pare.

Vit ky qe Vllaznia do te shpallej kampione e vendit dhe si rrjedhoje edhe ai e shkruan emrin e tij si pjestar i ketij ekipi triumfues. Nexhimi ka vijuar te luaje me ekipin kuqeblu edhe per shume vite te tjera, ndonese pa arritur dot te fitoje trofe.

Megjithate, nese si lojtar fitoi vetem 1 titull kampion, krejt ndryshe do te ishte karriera e tij si trajner. Ai do te punonte perkrah Bledar Gjeçajt per disa vite, pikerisht ne ato me te suksesshmet e Vllaznise duke qene pjestar i tre titujve kampione si ekip.

Sot nderkohe, Nexhimi feston 39 vjetorin e lindjes dhe gazeta “Shkodra Sport” me kete rast i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!
© shkodrasport.com