Franck Lampard pritet të jetë trajneri i ri i Chelseas. Legjenda e bluve do të zëvendësojë trajnerin Maurizio Sarri të larguar në drejtim të Juventusit.

Trajneri i Derby-t mund të rikthehet në “shtëpi”, ndërsa pronari Roman Abramovich e ka të preferuarin e tij. Presidenti ka ftuar Lampardin në jahtin e tij “Eclipse” për të folur në lidhje me të ardhmen.

“Lodra” e manjatit rus kap vlerën e 400 milionë eurove dhe e kotë të flasësh për kushtet. Rusi po shijon pushimet në St. Tropez, aty ku ftoi dhe ish-kapitenin e tij për të biseduar.

Marrëveshja gojarisht është arritur, ndërsa Chelsea do të paguajë klauzolën e lirimit për trajnerin e Derby-t prej 6 milion eurosh. Lampard rikthehet në Londër pas 5 vitesh, por tani me statusin e trajnerit./telesport/