Ditën e sotme qeveria gjermane ka bërë të ditur se sezoni 2019-2020 i Bundesligës do të rifillojë më 22 maj.

Kështu kampionati gjerman bëhet kampionati i parë nga pesë ligat kryesore që e ka të sigurt rikthimin në maj. Këtë vendim të qeverisë e ka përshëndetur drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge. Në një deklaratë të postuar nga klubi në rrjetet sociale, thuhet:

“Dua të falënderoj politikanët për vendimin e sotëm, që mundësuan që sezoni i Bundesligës të përfundojë në fushë. Tani mezi presim të rifillojmë lojën, në mënyrën ideale nga mesi i majit. Kjo siguron që vendimet sportive të merren në fushë dhe jo në sallën e bordit”.

“Unë do të doja të falënderoja shprehimisht DFL dhe Task Forcën për organizimin e jashtëzakonshëm dhe planet mjekësore.

U bëj thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet në këto plane, të cilat janë baza për rinisjen e lojës, në mënyrë shembullore dhe të disiplinuar”. – ka deklaruar Rummenigge.