FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran Albi Shpuza ndryshon skuadër, firmos në Kosovë

Sulmuesi shkodran Albi Shpuza ndryshon skuadër, firmos në Kosovë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Albi Shpuza do të vijojë karrierën e tij në Kosovë. Sulmuesi shkodran ka firmosur me ekipin e Trepçës, duke nisur kështu një tjetër kapitull në karrierën e tij. Në moshën 23-vjeçare, Shpuza kërkon të bëjë hapin e radhës dhe të gjejë vazhdimësinë e duhur në një kampionat që tashmë nuk është i panjohur për të.

Sezonin e kaluar, futbollisti shkodran ishte pjesë e Luftëtarit, ku u përpoq të linte gjurmën e tij dhe të fitonte sa më shumë hapësira. Tashmë, pas përvojës në futbollin shqiptar, Shpuza rikthehet në Kosovë, këtë herë për të veshur fanellën e Trepçës dhe për të qenë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv.

Për sulmuesin kjo nuk është eksperienca e parë në futbollin kosovar. Më herët ai është aktivizuar edhe me Phoenix, Shirokën, Mitrovicën dhe Prizrenin, duke krijuar një njohje të mirë me futbollin e Kosovës. Pikërisht kjo eksperiencë pritet ta ndihmojë Shpuzën që të përshtatet shpejt me skuadrën e re dhe kërkesat e saj.

Shpuza është një tjetër produkt i akademisë së Vllaznisë që po kërkon të ndërtojë karrierën e tij larg Shkodrës. I formuar në një prej akademive më të njohura të futbollit shqiptar, 23-vjeçari ka kaluar në disa skuadra gjatë viteve të fundit, duke kërkuar të gjejë ambientin ku mund të shfaqë më së miri potencialin e tij.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments