Faza e “Final Four” në futbollin shqiptar po dhuron emocione të forta, por nuk kanë munguar as hijet e dyshimit dhe tensionet e larta në fushën e blertë. Gara mes katër ekipeve finaliste po ndiqet me interes maksimal nga tifozët, ndërkohë që ngjarjet e fundit kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e disa përballjeve.
I ftuar në emisionin “Ora Sport”, në “Ora News”, ishte ish zëvëndës ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahiu, i cili u shpreh se vëmendja fillestare është ndalur te ndeshja mes Dinamos dhe Elbasanit. Raportimet theksojnë se skuadra e Dinamos ka shfaqur një mungesë të theksuar impenjimi, duke lënë shumë për të dëshiruar në krahasim me paraqitjet e mëparshme. Ky qëndrim ka ngritur dyshime mbi natyrën e këtij takimi, ndërkohë që ndeshjet e tjera janë karakterizuar nga një garë e vërtetë dhe shpesh e mbushur me tension.
Kjo katërshe finaliste pritej me interes nga ato që e ndjekin futbollin më së miri, për edhe tregoi që realisht kemi garë. Dyshim që s’kishte fort impenjim Dinamo nga ajo ndeshje që bëri më parë. Ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera kanë qenë tamam me garë të vërtetë, bile edhe me tension.
Por në përgjithësi ato luhatjet që pësuan pothuajse të gjitha ekipet kryesuese në 4-5 javë, ose me thënë 5-6 javët e fundit, sigurisht që e zbehen edhe tifozerinë për një vazhdimësi të rezultateve, por edhe pasoja që erdhën në katërshen finaliste. Sepse po ta gjykojmë, Vllaznia realisht ishte e fituar, e kishte fituar këtë kampionat, dhe tolerimet e fundit të ndeshjeve, mosimpenjimi apo problemet që ka ndoshta edhe klubi vetë, bënë që dy ndeshje t’i humbte domethënë në mënyrën më të keqe që askush nuk e priste dhe pothuajse Vllaznia domethënë e humbi përsëri titullin kampion mbas 3-4 kampionateve, bile një kampionat e humbi me golavarazh me Teutën.
Kështu që Vllaznia që ishte pretendente kryesore për fitimin e titullit e ka zbehur shumë dhe pavarësisht se ndoshta ndeshja me Elbasanin do të fitohet nga Shkodra. Egnatia ka çuditërisht domethënë, e kaloi si çdo ekip, e kaloi një fazë jo të mirë, dhe si duket Egnatia i qëlloi, e mirë apo ka qenë taktikisht ajo që, sikurse e tha edhe zoti Mergjyshi, kanë mbledhur energjitë domethënë dhe të shpalosin vlerat e tyre për katërshen finaliste. Por duhet të themi që Egnatia absolutisht e meriton nëse do ta fitojë kampionatin, sepse është ekipi më i mirë, më i konsoliduar, që e ka ruajtur 3-4 vite formën e lojtarëve, boshtin e ekipit, e ka përvojën, ka mentalitetin fitues, janë kampionë në fuqi.
Kështu që, përjashto periudhën që u largua Tetova, domethënë arsyet më mirë i di klubi, por e gjetën forcën, kurajon që të funksionojë si ekip dhe dy ndeshje t’i ka zhvilluar në mënyrë të përkryer dhe absolutisht e meritojnë kampionatin. Por tensioni, domethënë këto 2-3 ndeshjet ka patur edhe tension, kartonat e kuq ndoshta edhe të padrejtë. Të gjykojmë për ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Vllaznisë dhe Egnatias që nëse do të kishte dalë me karton të kuq që në minutën e 22-të një lojtar i Egnatias…”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.


