Tirana do të luajë me Kukësin, në ndeshjen e javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Për bardheblutë fitorja në këtë sfidë është një detyrim. Edhe pse futbollistët po kalojnë një ngërç psikologjik, trajneri I Tiranës, Erbim Fagu thekson se lojtarët e tij do të dinë ta kalojnë këtë periudhë të vështirë dhe të arrijnë të realizojnë objektivat.

“Në këtë moment që ndodhet kampionati, një fitore me Kukësin do na jepte një shtysë për në ‘Final Four’, për vazhdimësinë, për anën psikologjike të skuadrës, pasi nuk po arrijmë të marrim rezultate pozitive”.

Fitorja është një detyrim. E nëse duan të arrijnë ovjektivat, ndaj Kukësit të shtunën duhet me patjetër fitorja. Kështu është shprehur trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.

Bardheblutë janë mundur në ndeshjen e parë gjysmëfinale, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, por kjo nuk do të ndikojë në sfidën e së shtunës.

“Nuk mendoj se do të ndikojë, sepse Kupa është një tjetër kompeticion, kemi ndeshje kthimi, ndërsa në kampionat neve na duhen tri pikët për objektivat që kemi. Kështu që objektivi jonë ëhstë që të japim maksimumin nesër dhe të kërkojmë arritjen e objektivit, që është ‘Final Four’”.

Trajneri Fagu pranon se futbollistët e tij po kalojnë një ngërç psikologjik. Por klubi bardheblu ka një histori të madhe dhe do të dijë ta kalojë këtë situatë dhe të arrijë të realizojë objektivat.

“Ka një ngërç, kjo vjen për shkak të mungesës së rezultateve, mungesës së fitores, sepse ne jemi gjatë gjithë kohës në në kërkim për të arritur një vend në katërshen e parë”: Tirana-Kukësi luhet të shtunën në orën 15.00 në stadiumin “Air Albania”.