Futbolli shqiptar ka ndaluar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe tashmë klubet, por jo vetëm edhe shkollat dhe akademitë sportive janë duke e ndjerë peshën e rënduar nga ngërçi ekonomik.
Së fundmi pas thirrjes së FSHF-së drejtuar qeverisë Rama për kompensim të klubeve dhe futbollist shqiptar, edhe mbrojtësi I Laçit, Abdurraman Frangaj me anë të një postimi në rrjetet sociale I ka bërë thirrje gjithashtu qeverisë për të ndihmuar futbollistët pasi familjet e tyre janë pa lekë dhe pa mbështetje.
Postimi i Abdurraman Frangaj.
Ndalimi i aktiviteteve na ka dëmtuar shumë. Qoftë edhe nga ana fizike. Tashmë bëhet fjalë edhe për dëm të madh financiar dhe ekonomik për ne dhe familjet. Klubet duan ta zgjidhin por skanë më asnjë të ardhur. Kjo do I falimentojë dhe neve do na lërë në rrugë të madhe.
Nuk I shkon shtetit që të lërë futbollistat profesionistë në rrugë. Të lërë familjet tona pa mbështetje. I bëj thirrje Qeverisë që të na bëj pjesë të kompensimeve ashtu si të gjithë sektorët e tjerë të vendit./newsport/