Financimet për shoqërinë aksionere Vllaznia nga Bashkia Shkodër duket se nuk do të mungojnë. Pas 60 milionë lekëve që Këshilli Bashkiak akordoi pak ditë më parë në mbledhjen e tij të fundit, nesër pritet të miratohet edhe një tjetër fond për klubin e futbollit, të shndërruar në shoqëri aksionere dhe me pronare 100 për qind të aksioneve Bashkinë.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Shkodër z. Ritvan Troshani i cili është njëkohësisht edhe kryetar i këshillit mbikëqyrës të shoqërisë aksionere. “Në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, do të bëjmë një kërkesë për anëtarët e tij për të shtuar me 10 milionë lekë të reja sërish fondin për shoqërinë aksionere të Vllaznisë. Kjo bëhet për të rritur vlerën e aksioneve të kësaj shoqërie aksionere dhe për të plotësuar nevojat e skuadrës të paktën deri në janar”-ka thënë ai.