Nata e sotme do jetë e paharruesheme për Brajan Gruden. Sulmuesi me origjinë shkodrane, që është rritur dhe jeton në Gjermani, ka bërë debutimin e tij të parë si profesionist.

Sulmuesi ka zbritur sonte për herë të parë në fushë në një ndeshje të Bundesligas, ligës më të lartë të futbollit në Gjermani. Në takimin Mainz-Dortmund, të përfunduar në shifrat 1-2 për verdhezinjtë, Gruda ka realizuar ëndërrën e tij.

Duke zbritur në fushë në minutën e 88-të të ndeshjes, duke zëvendësuar Barkok në rradhët e Mainz. Patjetër një natë që do mbesë gjatë në memorien e 18-vjeçarit, pavarësisht humbjes së skuadrës së tij në minutat e fundit.

Gruda ka shkëlqyer këtë sezon me të rinjtë e Mainz, duke merituar kështu edhe afrimin në ekipin e parë. Ai është edhe pjesë e kombëtares u-19 të Gjermanisë e ndërkohë po vijon traditën e shkëlqyer të familjes Gruda. Një prej dinastive të njohura të futbollit në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë.
Endri ÇINARI