Ish-trajneri i njohur, Arrigo Saki në editorialin e radhës për ” La Gazzetta Dello Sport” ka folur për momentin e trishtë që po kalon futbolli italian në arenën europiane, ndërkohë që nuk ka munguar një koment edhe për mbrojtësin tonë, Elseid Hysaj. “Albiol dhe Reina nuk kanë gabuar asgjë, ashtu si edhe Hysaj, i cili është gjithmonë e më i përfshirë në lojën e skuadrës. Në mesfushë Diavara, vuajti, por me futjen në fushë të Allan loja ndryshoi”, ky ishte komenti i ish-strategut të Milanit,i cili ka vlerësuar mbrojtësin shqiptar, pasi ai është një futbollist që luan në disa pozicione për ekipin e drejtuar nga Sarri.
Më tej Arrigo Saki bën edhe një analizë për momentin delikat të 3 ekipeve italiane.

“Ky është momenti më i trishtë për futbollin italian, teksa Napoli ka menduar që ta zgjidhë disi menjë pjesë të dytë fantastike. Të kaltrit fituan 3-0 ndaj Shaktarit, në një ndeshje interesante, pasi të dyja skuadrat luajtën futboll total. Napoli është ekipi që të argëton më shumë me një lojë të bukur. Në pjesën e dytë dhuruar spektakël dhe emocione. Sarri ka ndërtuar një skuadër të madhe më saj të punës së mirë të bërë në stërvitje. Championsi pa Napoli do të jetë më i varfër, ashtu si kampionati ynë”, shkruan Saki në analizën e tij.

© shkodrasport.com