Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFANTASTIKE/ Mesfushori nga Kopliku shumë pranë kalimit tek Panathinaikos

FANTASTIKE/ Mesfushori nga Kopliku shumë pranë kalimit tek Panathinaikos

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj, po bëhet gati për një eksperiencë të re në karrierën e tij. Futbollisti nga Kopliku ka gjetur akordin me klubin e njohur grek, Panathinaikos, teksa pritet që të firmosë për të.

Sipas “Panorama Sport” negociatat mes Lokomotiva Zagreb ku luan aktualisht mesfushori dhe Panathinaikos, janë mbyllur me sukses dhe grekët do të blejnë kartonin e futbollistit.

Kështu, Çokaj pritet që shumë shpejt të veshë fanellën e këtij klubi të njohur i cili po synon që të kthehet përsëri në nivelet më të larta në Greqi.

Çokaj ka qenë pjesë e Lokomotiv Zagreb që nga sezoni 2019-2020, duke qenë pikë fikse e skuadrës që garon në kampionatin kroat të futbollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments